Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi një ditë më parë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë donacion prej Serbisë 1000 teste për covid-19.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri në ikje, Albin Kurti, i cili u shpreh se nuk e di se me çfarë dokumentacioni kanë hyrë këto teste në Kosovë.

“Për besë unë nuk i kam parë dokumentacionin e atyre një mijë testeve, besoj që Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia është kompetent për t’u përgjigjur . Po ta dija do t’ua thoja”, tha Kurti në televizionin Dukagjini.

Ndërkohë në Kosovë janë aktualisht 449 persona të infektuar dhe janë shënuar 12 viktima. Numri i të shëruarve ka shkuar 79.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re