Përhapja e koronavirusit në vend vijon frikshëm, duke shënuar në 24 orët e fundit me 50 raste të reja.
17 ne Tirane, 6 ne Kruje, 5 ne Lezhe, nga 4 ne Shkoder, Durres dhe Fier, 3 ne Korce, 2 ne Vlore dhe Elbasan, dhe nga nje rast ne Kurbin, Sarande dhe Miredite.
Shifrat zyrtare janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, pas testimeve të bëra në personat e dyshuar për koronavirus.
Kujtojmë se një ditë më parë në vend u raportuan 66 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në Infektiv, pa arritur t’i mbijetonin sëmundjes
