Egjipti konfirmoi rastin e parë të koronavirusit dhe tha se bëhet fjalë për një shtetas i huaj që ishte izoluar në spital.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend tha se ka njoftuar menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme, raporton Reuters.

Shtetësia e personit të infektuar ose detaje të tjera nuk përcaktohen, veç faktit që pacienti është në gjendje të qëndrueshme.

Rasti me koronavirus në Egjipt është i pari në kontinentin afrikan.

Ekspertët dhe udhëheqësit afrikanë kanë shprehur shqetësimin se virusi, nëse përhapet atje, mund të shkaktojë kaos në vendet më pak të zhvilluara me më pak burime shëndetësore.

Ndërkohë, nga të dhënat e fundit të autoriteteve kineze, vdekjen shkuan në 1,384, të infektuarit në 64,461, ndërsa të shëruarit në 7,171.