Ministrja ie Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, tha se dy raste të infeksionit koronavirus janë raportuar në vendin e saj.

Sipas ministres, një rast u konfirmua në Bordo dhe një tjetër afër Parisit.

Detaje të tjera, se kush janë të infektuarit e se si e morrën virusin, nuk janë dhënë.

Një ditë më parë, u informua se për dy raste dyshohej dhe në Skoci, ku bartësit e virusit ishin shtetas kinezë.

Një rast i dytë i infeksionit koronavirus është identifikuar dhe në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Fjala është për një 60-vjeçare nga Çikago, e cila ishte kthyer nga Wuhan-i, qyteti kinez ku u shfaq virusi. Ajo është aktualisht është në një dhomë izolimi në një spital të Çikagos.

Kujtojmë, numri i personave të infektuar me llojin e ri të koronavirusit në Kinën qendrore është ngjitur në më shumë se 800, me 26 të vdekur.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re