Situata e koronavirusit vijon ende të jetë serioze.

Me rritjen e infeksioneve shumë vende kanë rikthyer masat drastike, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë një numër i lartë personash, kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1,200,361 viktima nga COVID-19, bën të ditur Universiteti i Johns Hopkons.

Sakaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë numrin më të lartë të viktimave me 230,972 humbje jete, ndjekur nga Brazili me 160,074 dhe India me 122,607 viktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re