Katër të vdekur dhe 281 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar 932 mostra nga të cilat 281 kanë rezultuar mbartëse të virusit.

“Viktimat e shënuara janë: 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK, 1 nga Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast nga Klinika Emergjente.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

97 pacientë janë shëruar këtë të mërkurë. Numri total i rasteve pozitive nga virusi SARSCov2 është 18.626, nga të cilët 673 persona kanë humbur jetën”,-njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re