Ka shkuar në 290 mijë numri i viktimave dhe 4 342 848 numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve nga Covid 19.

Britania dhe Italia janë vendet e tjera më të prekura nga fatalitetet nga koronavirusi.

Megjithatë krahasimet janë shumë të vështira për shkak të metodave të ndryshme të aplikuara nga shtetet për të raportuar të dhënat e tyre. Mungesa e testimeve dhe problemet në shumë vende mund të fshehin gjithashtu shkallën e vërtetë të përhapjes së pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re