Situata tek Infektivi vijon që të jetë e rënduar. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shërbim janë shënuar katër humbje jete, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar 101.

Në këtë shërbim vijon të ketë shtrime të reja dhe situata paraqitet shumë serioze.

Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe katër prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërsa, njoftohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21-vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.

Gjendja e saj, njofton Ministria e Shëndetësisë, u rendua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Po ashtu, MSH njoftoi se ditën e sotme janë konfirmuar edhe 85 raste të tjera me Covid-19. Në total, numri i të infektuarve shkon në 3,752.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

COVID-19 – Statistika 15 Korrik 2020

Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560

Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 699
Durrës 217
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 80

Kukës 58
Korçë 49
Elbasan 42
Berat 40

Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re