Ishte parashikuar të zhvillohej sot, por Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të shtyjë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaled Çela.

Në vendimin e marrë nga kjo gjykatë, pa praninë e avokatëve i është dërguar palëve duke i informuar për shtyrjen për shkak të koronavirusit.

Nuk ka një datë se kur do të zhvillohet seanca, por kjo është hera e katert që shtyhet kjo seancë. Më parë gjykata kishte deklaruar se nuk kishte nevojë urgjente për të shqyrtuar këtë ceshtje ndaj ish-ministrit Tahiri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re