Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, ka dhënë detaje sa i takon aplikimit të testit të shpejtë, që pritet të nisë në vendin tonë që nga dita e hënë.

Bino tha se testi i shpejtë bëhet vetëm në pesw ditët e para të shenjave të sëmundjes, dhe për personat e tjerë që janë jashtë këtij afati do të bëhet testi i zakonshëm, i cili aplikohet momentalisht në vendin tonë.

“Testi i shpejtë duhet të bëhet brenda pesw ditëve të para të sëmundjes, në rast se personi është tej pesw ditëve të para, atëherë duhet të bëhet testi me PCR.

Ka një efektivitet gati 100%, nuk ka nevojë për përsëritje të tij, në rast se testi del pozitiv, atëherë personi është pozitiv, dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi merr një rezultat në kohë reale, që mund të nisë shpejt edhe trajtimi në rast se është i nevojshëm.

Ky test do të na ndihmojë që të përmirësojmë punën tonë veçanërisht në terren. Po kryen trajnime në lidhje me bërjen e këtij testi, është i njohur nga ana e OBSH-së, dhe trajnimi adekuat i stafit, do të bëjë që rezultatet që do të merren në terren të jenë sa më të sakta”, u shpreh Bino.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re