Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus në vendet fqinje vijon të rritet, autoritetet po shtojnë masat në porte e pikat kufitare.

Mëngjesin e kësaj të enjteje mbërritën në portin e Vlorës nga trageti i linjës me Birndisin 118 pasagjerë, të cilët iu nënshtruan kontrolleve të imtesishme me termometër lazer.

Një pasagjer tregon se situata në shtetin fqinj është tensionuar akoma më shumë pas shtimit të rasteve me koronavirus.

Mes pasagjerëve ka pasur edhe italian të cilët thanë se ndihen të qetë dhe se po zbatojnë masat e rekomanduara nga autoritetet.

 

 

“Situaten ne Itali ju e dini. Nuk kemi frike, jemi te qete momentalisht. Iu nenshtruam kontrolleve si ketu ashtu dhe ne Itali. Nuk patem probleme”

 

Deri më tani autoritetet në portin e Vlorës kanë trefishuar kontrollet ndërsa nuk kanë evidentuar asnjë rast të dyshuar.

Kontrolle te shumta po zhvillohen edhe ne piken doganore te qafe thanes. Pas rastit me koronavirus te konstatuar ne Maqedonine e Veriut, autoritetet po skanojnë të gjithë personat që futen nga kjo pikë doganore.

Masa të shumta sigurie janë marrë dhe ne pikat e tjera doganore te juglindjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re