Tre qytetarë mësohet se kanë ndërruar jetë nga Covid -19 në Elbasan.

“Panorama” raporton viktimat janë të moshës 57, 77 dhe 79 vjeç dhe prej disa kohësh po trajtoheshin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali Covid2.

Personat të cilët kanë ndërruar jetë pritet të bëhen publike në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se nga fillimi i pandemisë në gjithë vendin e kanë humbur betejën me koronavirusin 798 persona, ndërsa janë infektuar 37.625 persona.

Ndërkohë sot një pacient i infektuar me Covid i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re