Skip to content

Koronavirusi/ Vaksinohen 42 të burgosur në Fier, injektimet me Sputnik V dhe Pfizer

Ka nisur këtë të shtunë procesi i vaksinimit në Burgun e Fierit.

Deri më tani 42 të burgosur dhe paraburgosur janë vaksinuar nga grupet vaksinatore të Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Në total në Burgun e Fierit vuajnë dënimin 700 të burgosur dhe këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë pa përjashtim.

30 të dënuar kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V dhe 12 vaksinën Pfizer, pasi kanë sëmundje bashkëshoqëruese.