Vazhdon të jetë e rëndë situata në spitalet Covid-1 dhe 2 për shkak të koronavirusit.

Siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë, numri i personave në terapi intensive dhe në gjendje të intubuar është rritur.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar.

Mësohet se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 796 teste, nga të cilët 84 kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.

Një ditë më parë, ISHP kishte kryer 804 teste duke zbuluar 112 raste të reja.

Gjithashtu, raportohet për katër pacientë të vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko