Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur sot mbylljen e të gjitha qendrave administrative në qytet.

Veliaj është shprehur se kush ka mundësi të punojë nga shtëpia, ndërsa në zyrë do të vihet vetëm për raste urgjente, kur duhet ndonjë dokument që kryrebashkiaku e cilësoi për jetë a vdekje.

“Sot të gjithë zyrat e gjendjes civile mbyllen nga ky moment, përveçse kur ka diçka jashtëzakonisht urgjente, kur duhet ndonjë dokument që është për jetë a vdekje.

Secili administrator do të duhet të vlerësojë se cila është kjo kategori.

Mund të jetë një certifikatë vdekje, një rast shumë shumë i nevojshëm ku i duhet një dokument pasaporte, po çdo gjë tjetër pret. Kështu që nga ky moment do të mbyllim të gjitha njësit administrative dhe kushdo që ka punë me kompjuter mund të punojë qoftë edhe nga shtëpia.

Kemi fjala vjen shumë vlerësime dosjesh nga tërmeti, Tirana ka pas 16 mijë dosje.

Mund të ketë punë që mund të bëhen fare mirë nga shtëpia ose në ambientet e zyrës por pa kontakt me njeri. Çdo gjë që lidhet në kontakt me njerëzit në njësitë administrative do duhet të bëhet online”, tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re