Instituti i shëndetit publik zbuloi 20 raste të reja me Covid-19 nga 297 teste të kryera në 24 orët e fundit në laboratorin e virologjisë.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se mes rasteve janë edhe 4 bluza të bardha.

Mes 21 të shtruarve në spitalin infektiv  5 janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar në gjendje kritike për jetën.

898 pacientë të infektuar tashmë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

E ndërsa analizat molekulare dhe serologjike vazhdojnë, autoritetet vijojnë të bëjnë apel për kujdes maksimal dhe respektim rigoroz të distancimit fizik dhe higjienës personale.

MIRELA CAMI

DREJTORE E OPERATORIT TE SHERBIMEVE SHENDETESORE

Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re