“Në fund të muajit, nuk do të ketë më Covid-19 në Wuhan, epiqendrën e virusit e cila ka shkaktuar kaos në të gjithë botën”.

Zyrtarët e shëndetit në Kinë po bëjnë parashikime shumë të mira në lidhje me atë se kur do të marrë fund koronavirusi në vendin e origjinës.

Deklarata bëhet nga Zhang Boli, pjesë e grupit të 14 kërkuesve të
dërguar nga Pekini në provincën Hubei për të drejtuar punën ndaj
epidemisë.

Sipas Zhang, i cili është drejtori i Universitetit Tradicional për
mjekësinë kineze në Tianjin, “pritet që të ketë 0 raste në fund të
muajit, raporton hermesneës. Në fund të prillit, jeta do të rikthehet në
normalitet në Kinë dhe jashtë provincës Hubei. Për këtë të fundit do të
duhet edhe një muaj më tepër para se të kthehet gjithçka në
normalitet”.

Megjithatë, shumë prej inspektorëve e shohin këtë parashikim me
dyshim, duke menduar se një ulje kaq e madhe mund të jetë e pamundur për
të qenë e vërtetë për një virus i cili tregoi se ka arritur të përhapet
aq shumë nëpër botë.

Kina ka marrë masa drastike për të ardhur deri në zhdukjen e virusit,
duke mbyllur dhe futur në karantinë qytete me miliona banorë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re