Zhao Lijian, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, ka bërë një deklaratë shokuese një ditë më parë në lidhje me burimin e koronavirusit.
Ai tha se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë koronavirusin në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë, raporton Reuters.
Zyrtarët kinezë këto komente i kanë bërë si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve amerikanë, që kanë thënë se autoritetet kineze kanë vepruar shumë ngadalë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për mos transparencë.
Just take a few minutes to read one more article. This is so astonishing that it changed many things I used to believe in. Please retweet to let more people know about it. https://t.co/jprOhxlYE9
— Lijian Zhao 赵立坚 (@zlj517) March 13, 2020
Të enjten Këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka thënë se shpejtësia me të cilën Kina ka reaguar për të parandaluar koronavirust sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar botës, kur sipas tij kanë mundur të bëhen përgatitjet më herët.
Me një gjuhë të ashpër të shkuar në gjuhën angleze në llogarinë e verifikuar në Tëitter, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Zhao Lijian, ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara që u mungon transparenca.
1/2 CDC Director Robert Redfield admitted some Americans who seemingly died from influenza were tested positive for novel #coronavirus in the posthumous diagnosis, during the House Oversight Committee Wednesday. #COVID19 pic.twitter.com/vYNZRFPWo3
— Lijian Zhao 赵立坚 (@zlj517) March 12, 2020
“Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar Zhao. /abcnews