Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, paralajmëroi sot se një numër më i madh i amerikanëve mund të vdesin nga koronavirusi, nëse administrata e Presidentit Trump vazhdon të bllokojë një tranzicion të qetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një plan të shpërndarjes së vaksinave.

“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinojmë punën”, paralajmëroi Biden, kur u pyet nga një reporter se çfarë do të rezultonte nga përpjekjet e Trump për të bllokuar tranzicionin.

“Si mund të vaksinohen mbi 300 milion amerikanë?” pyeti Biden, duke folur në Ëilmington, Delaëare.

“Nëse duhet të presim deri më 20 Janar, për të filluar atë planifikim, ai na ço mbrapa mbi një muaj … Kështu që është e rëndësishme që të bëhet, që të ketë koordinim tani. Unë shpresoj që Presidenti do të ndriçohet butësisht para se të shkojmë në 20 Janar “,  shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re