Mbremjen e djesheme Mjeku i njohur i QSU u shpreh se askush nuk mund te thote me siguri nese Koronavirusi ka hyre ne vendin tone apo jo pasi shenjat mund te shfaqen edhe pas disa ditesh.

Por cilat jane shenjat nese dikush eshte i prekur nga koronavirusi. Edhe pse në fillim mund të perngjajne ca, shenjat e koronavirusit nuk janë saktësisht si ato të një gripi të zakonshëm.

Personat e prekur prej tij nuk I shqetëson më shumë bllokimi i
hundëve apo acarimi I fytit sic ndodh me shumë viroza stinore. Simptomat
kryesore të Covid 19 janë:– Temperaturë– Dhimbje koke– Kollë e thatë– Dhimbje muskujsh– Vështirësi në frymëmarrje

Problemet e frymëmarrjes mund të shfaqen pas një jave. Në një pjesë
të rasteve nevojitet trajtim spitalor. Problemi sipas mjekëve është se
50% e pacientëve të prekur nga koronavirusi nuk kanë simptoma, ose kanë
pak të tilla. Sipas tyre, nëse shenjat janë të lehta, rekomandohet më
shumë vetëkarantinimi sepse nëse shkohet në spital, ekziston rreziku I
ekspozimit ndaj personave të tjerë që mund të kenë sëmundje të ndryshme,
të cilat mund të ndikojnë në sistemin imunitar të personave që po e
kalojnë ndërkohë Covid 19 në mënyrë më të lehtë. Simptomat mund të
shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit. Në rastet më të rënda, infeksioni mund
të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute respiratore,
insuficiencë të veshkave e madje dhe vdekjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re