Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se drejtuesja e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona, do të mbajë përgjegjësi për çdo tokë apo pronë të vjedhur në krye të agjencisë.

“Jam këtu për të paralajmëruar Kokonën se në mënyrë absolute do të mbajë përgjegjësinë më të rëndë për çdo metër katror tokë apo pronë tjetër që do ta trajtojë atë bazuar në vendimin e Edi Ramës.

Paralajmëroj se asnjë përfitues nga vendimet antikushtetuese të vjedhjes së pronave nga kjo agjenci, nuk do të njihet, por do të ndëshkohet edhe me ligj për vjedhjen e pronës publike-private. Kjo që ndodh është një plaçkitje e paimagjinueshme.

Nuk do të njihet asnjë vendim i marrë nga kjo agjenci dhe nga kjo zyrtare që ka qenë asistente e Don Agaçios”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko