Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend, teksa u shpreh se presidenti Bajram Begaj “bën fushatë me def e kitare në Lushnjë si me qenë kryetar partie”.
Por, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke i kërkuar të ketë respekt për Kreun e Shtetit, për shkak se nuk ishte i pranishëm në sallë.
“Respekt për presidentin e Republikës. Nuk është këtu”, tha Spiropali.
Ndërsa Korreshi shtoi: “S’kam respekt fare”.
Saimir Korreshi: Na mori malli për ato hekurat se që kur erdhe ti ne s’kishim parë hekura. Edhe ato hekurat se si na u dukën, të mallëngjyer sot po ngatërronim derën, po kërkonim hekurat nga të futeshim.
Thatë pa pikë turpi që po zbatoni një vendim gjykate, po thelbi e dini që na keni dënuar pa rregullore, dhe e di kush na ka dënuar shoqja Pushka, është edhe edhe kryetare Komisionit të Ligjeve, që ky institucion pavarësisht dimë apo s’dimë nga uridiku pretendon që më mirë se kryetarja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kush e interpreton rregulloren dhe vendimet e Kushtetuese, A ka përgjegjësi ky njeriu, a e keni pyetur këtë njeri se çfarë kërkoi për rastin e Xhaçkës? Interpretim se nuk dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses, nuk dinte ABC0-në e uridikut.
Si kryetare Kuvendi pse nuk e mblodhe Byronë, e ke detyrim, jo ti lësh të rrjedhin si shoku President, që vjen e bën fushatë në Lushnjë si me qenë kryetar bashkie, vjen me def e kitare.
Elisa Spiropali: Respekt për presidentin e Republikës. Nuk është këtu
Saimir Korreshi: S’kam respekt fare. Nuk mund t’i gënjeni shqiptarët, vendimi se sa do të na doni është marrë në zyrat tuaja.
Herë tjetër, gabimi yt është që s’mblodhe Byronë, duhet ta mbledhës, mos i lër të rrëshqisni, Nëse nuk di të lexojë ligjet hiqeni