Skip to content

Korreshi pas natës në komisariat: Fasule, sallatë me ullinj dhe presim procedimin!

WhatsApp Image 2024 12 24 at 13.43.14 1068x801 2 1068x570 1

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë, pas procedimit penal të tij nga policia për pjesëmarrjen në protestën e opozitës.

Korreshi ka publikuar një foto, ku shfaqet duke ngrënë drekën në shtëpi – një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj, duke ironizuar mbi situatën.

“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, shkruan ai në postimin e tij. Deputeti, së bashku me dhjetëra kolegë dhe përfaqësues të opozitës, u proceduan nga policia pas protestës së djeshme në Tiranë.

WhatsApp Image 2024 12 24 at 13.43.14 1068x801 1