Analisti Preç Zogaj, teksa po komentonte në studion e Panorama TV disfatën e opozitës në zgjedhjet parlamentare, është shprehur se një brez i ri demokratësh duhet të marrë në dorë fatin e Partisë Demokratike.

Analisti Peç Zogaj u shpreh se një nga imazhet që i del para është ai i kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qose, i cili arriti të fitojë zgjedhjet vendore përballë rivalit të PS-së.

Zogaj theksoi se “Fisnik Qosja ka korrur një fitore të vështirë”.

“Patjetër, flas për një brez të ri që duhet të marrin në dorë fatet e PD-së. Një nga fytyrat që më del para është i Fisnik Qoses, jo se është i pashëm, por fytyra e një demokrati të ri e të vendosur arrin të krijojë ura komunikimi. AI ka korrur një fitore të vështirë.

Veliaj ka shkuar shpesh atje, a thua se do të ishte ai kryetar i Kavajës, Grupi atje ka përballuar presione të mëdha, ndërhyrje të mëdha.

Por si përfundim ja ka dalë, ky është shembulli. Fitorja më e spikatur e PD-së është ajo e Kavajës, sa i përket madhësisë së bashkisë.

Dua të përgëzoj edhe rivalin e tij, njohu humbjen dhe i uroi fitoren”, tha analisti.

 

Megjithatë ajo është një bashki e rëndësishme”, u shpreh analisti Zogaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re