Edhe Mali i Zi do të angazhohet me projektet e rëndësishme infrastrukturore në rajon, sic janë Korridori Blu dhe hekurudha Vorë – Han I Hotit. Konfirmimi vjen për ABC Neës, nga zv/kryeministrja, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Podgoricë.

“Sa i përket memorandumit për projektet e Infrastrukturës, kemi gjithashtu dy projekte që kanë nevojë për përfshirjen e Malit të Zi, jo se mund të bllokohen, nuk bllokohen por pa përfshirjen e Malit të Zi tabloja nuk do ishte e plotë. Këtu flasim për Koridorin Blu. Të tre vendet Krocia Shqipëria dhe Greqia kanë bërë aktivitetet e tyre, dikush ka ecur më shumë dikush më pak, por të tre vendet janë të angazhuara, duke ndërtuar autostrada të tipit A.

Ndërkohë që në Mal të Zi kemi një bllokim prej kohësh të situatës dhe pyetja është Kroacia po e përfunduar, ne e kemi nsiur por cfarë do ndodhë? Ku do shkojë drejtuesi I automjetit. Sot kemi patur një angazhim të mirëfilltë, edhe gjatë mbledhjes është thënë që Mali I Zi do të investojë rreth 4 mld euro për kërkesat infrastrukturorë që e fusin atë në hartën rajonale, që deri më tani ka qenë I përjashtuar.

Porjekti I dytë është hekurudha Vorë – Han I Hotit, që do mbështet me fonde të BE-së një pjesë janë grant dhe pjesa tjtetër kredi. Por cfarë do ndodhë, ne do kemi një hekurudhë moderne dhe do arrijmë në kufi më Malin e Zi ku do përballemi me një hekurudhë të viteve 60. Ndaj investimet duhet të shkojnë paralelisht, edhe sot ësht ëmarrë një angazhim sa I përket këtij projekti, që Mali i I Zi do të na përgjigjet.” u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic nenshkruan sot memorandum për bashkëpunimin për realizimin e projekteve të infrastrukturës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re