Skip to content

Korridori rrugor Islamabad-Teheran-Stamboll prej 5300 kilometrash hyn në punë

Turqia të premten shënoi nisjen e projektit të korridorit të transportit rrugor Islamabad-Teheran-Stamboll me një ceremoni mirëseardhjeje të tregtarëve pakistanezë.

Më 27 shtator, Karvani u nis nga kryeqyteti i Pakistanit dhe mbërriti në Stamboll të enjten, duke përshkruar 5,300 kilometra.

Në ceremoninë e pritjes morën pjesë ambasadori i Pakistanit në Turqi, zyrtarë të lartë iranianë, Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe disa organe turke të sektorit publik dhe privat, raportoi Anadolu Agency.

Ambasadori i Pakistanit tha se rruga do të formonte një “lumë tregtie” midis tre kombeve.

”Është një korridor jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e tregtisë sonë rrugore me Lindjen e Mesme dhe vendet e rajonit,” tha Asli Calik, kreu i departamentit, sistemeve të transportit dhe logjistikës në TOBB.

Të tre shtetet shpresojnë të rrisin bashkëpunimin dhe tregtinë përmes korridorit të transportit.