Policia e Tiranës ka vënë në pranga specialistin e rregjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor dhe Sekseri, pasi i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.
 
Në kuadët të operacionit të koduar “Targa e bukur”, është vënë në prangat e policisë shtetasi Arjan Elezi, 38 vjeç, (specialist pranimi në sallën e rregjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor) dhe Sefer Myftari, 31 vjeç, ( në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë).
 
Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.
 
Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re