Skip to content

Korrupsion me tenderin e ushqimeve, 2.8 vjet burg ish zv.drejtorit të burgjeve

Dënohet me 2.8 vite burg ish zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Iljaz Labi.
 
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e dha këtë vendim për ish drejtuesin e rëndësishëm të burgjeve pasi u gjet fajtor për vepren penale të korrupsionit.
 
 
Ndërkohe dënime të tjera për tenderin e ushqimit në burgje nga Gjykata e Apelit janë dhënë edhe për disa persona të tjerë.
 
Konkretisht 2.6 vite burg për Eridian Laskaj, 2 vite burg për Nexhmi Ballën dhe  2.6 vite liri me kusht për Ylber Kalanë.