GJKKO ka dhënë sot masën e sigurisë për dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë, të arrestuara për korrupsion.
Mësohet se GJKKO ka lënë në burg Joana Duron dhe Laura Shteton.
Kujtojmë se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, u arrestuan më 2 qershor, për llogari të SPAK.
SPAK njoftoi se Joana Duro mori 330 mijë lekë për të favorizuar një operator ekonomik në një tender për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Shuma e parave u gjet në zyrën Sekretares së Përgjithshme, ndërsa paratë ishin dhënë nga Laura Shteto.
Ndërkohë, për këtë çështje, u vunë dje në pranga administratori dhe inxhinieri i kompanisë private, që synonte tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës. Konkretisht u arrestuan dy shtetasit me iniciale V.T. dhe S.Sh