Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ka publikuar disa raste që i janë referuar Agjensisë Antikorrupsion. Sipas Manjës janë dërguar 20 zyrtarë nga institucione të ndryshme për hetim, dhe 75 të tjerë kanë marrë masë disiplinore.

Rasti i parë, kishte të bënte me bashkinë Pogradec, ku janë kallëzuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë, pasi kanë Lejuar ndërtimin e nje objekti brenda shkollës.

Ky objekt është pajisur me certifikatë pronësie në kundërshtim me ligjin, sipas Ministrit.

Rasti i dytë ka të bëjë me Kastrën e Sarandës.

“Në Pogradec 15 zyrtarë e ish zyrtar kanë regjistruar një objekt brenda shkollës 9-vjeçare Memlisht  në kundërshtim me ligjin. Rasti i dytë ka të bëjë me disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës.

Njësia ka nisur verifikimet ku zbuloi se legalizim në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë Turizëm-kanali i Cukës dhe në dokumentacionin e  tyre nuk është shënuar as koha as viti i ndërtimit, por në dosjen është administruar dhe një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve.

Në momentin e legalizimit ka pasur kërkesë për prishjen e tyre, jo që nuk u prishën por është përmbyllur i gjithë legalizimi tyre. Janë kallëzuar ish zyrtarë dhe zyrtarë të kadastrës Sarandë, nga ish drejtori deri te specialistët përkatës”, tha Manja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re