Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për dy punonjëse te Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, të hetuara për akuzën e korrupsionit.

SPAK kërkon dënimin me nga dy vite burg të dy inspektoreve, Ornela Balla dhe Anda Muça me dyshimin e korrupsionit, dhe konvertimin e dënimit me 4 vite shërbim prove. Gjithashtu SPAK kërkoi dënimin me 6 muaj burg për të njëjtën akuzë të qytetares Lirie Sada. Edhe për të Prokuroria Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit, dhe konvertimin me 1 vit në shërbim prove. Hetimi për këtë dosje, u finalizua në vitin 2020 ku nga hetimet sipas SPAK është treguar se dy inspektoret kanë marrë vlera monetare nga qytetarja Lirie Sada pasi kanë shkuar në ambientet e subjektit të saj për inspektim.

SPAK thotë se Sada i ka hedhur në makinë, një prej inspektoreve një sasi lekësh. Prokuroria paraqiti si prova raport vëzhgimin e oficerëve dhe përgjime telefonike. Në seancën e ardhshme do të jepnin konkluzionet e mbrojtjes e më pas Gjykata do vendosë nëse do e pranoje apo jo kërkesën e SPAK.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re