Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me dy senatorë amerikane, Mike Lee dhe John Cornyn.

Me anë të një postimi në Instagram, Mediu shkruan se senatori Mike Lee theksoi se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.

“Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.

Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit”, shkruan Mediu.

Ndërsa me Senatorin John Cornyn, Mediu thotë se kanë diskutuar për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, por edhe për çështjet e sigurisë në rajon. “Asambleja do të ketë grupin e vet të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë për të ndjekur nga afër cdo problem të zgjedhjeve në bashkëpunim me misionin vëzhgues të ODHIR. Me senatorin Conyn anëtar i Komitetit për Mardhenjet me Jashtë, Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të veçantë të Inteligjencës, diskutuam për situatën në Shqipëri pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shqipëri, largimin masiv të shqiptarëve, për shkak të munesës së shpresës dhe pasigurisë juridike dhe mungesës së funksionimit të ligjeve, kontrollit të jetës dhe cdo institucioni nga qeveria duke shkelur kushtetutën dhe liritë e të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, shkruan kreu i PR.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko