Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha në konferencën e ‘lamtumirës’ me gazetarët se Shqipëria ka bërë shumë përparime, por vazhdon të mbetet një problem i madh korrupsioni.

Sipas saj, duhet të bëhet përparim me të drejtën e pronës, pasi kjo i lehtëson mundësinë bizneseve që vijnë në Shqipëri, sidomos atyre amerikane.

Kim theksoi se “në rast se ata do përballeshin me vështirësi dhe ta çonin një çështje në gjykatë  që do të mund ta fitonin çështjen në gjykatë për shkak se e vërteta ishte në krahun e tyre dhe jo për shkak se paguhet ryshfet ose kërcënim”.

“Ka shumë gjera për të bërë, ka shumë fusha për të ndryshuar që Shqipëria të bëhet më e fortë dhe më e pasur, në mënyrë që ju të zini vendin tuaj me të drejtë në tryezën evropiane.

Ka fusha që ka nevojë për përmirësim. PSH korrupsioni është probleme, gjykatat dhe prokurorët duhet të jenë të pavarur, persona të integritetit.

Kjo është arsyeja pse SHBA bashkë me BE kanë shtyrë shumë për reformën në drejtësi.

Këtë e them sepse duhet shtyrë për më shumë përparim. Në fushën e të drejtave të pronës, kjo do të lehtësonte që bizneset amerikane të vinin dhe të kenë sigurinë që nëse vijnë në Shqipëri dhe të aplikonin për të bërë diçka konform rregullave do ta merrnin atë. Në rast se ata do përballeshin me vështirësi dhe ta çonin një çështje në gjykatë  që do të mund ta fitonin çështjen në gjykatë për shkak se e vërteta ishte në krahun e tyre dhe jo për shkak se paguhet ryshfet ose kërcënim.

SHBA ka besuar në Shqipërinë dhe populli amerikan ka besuar në popullin shqiptar 100 vjet më parë. Nëse ne nuk do ta besonim se ju mund ti bënit këto ndryshime nuk do tua kishim kërkuam.

Ne ju kërkojmë që të bëni këto ndryshme në fushën e drejtësisë dhe fusha të tjera sepse mund t’ia dilni. Prandaj mos u dorëzoni. SHBA do t’ju mbështesin 100%”, tha Yuri Kim.

Situata ne Kosove

“Duhet përmendur se liderët e Serbisë dhe Kosovës kanë rënë dakord për asociacionin, që do të çonte në njohjen e Kosovës. Nuk ka nevojë që njerëzve t’u rikujtohet se sa SHBA beson në Kosovën, dashuria që ne kemi, angazhimi që ne kemi për një Kosovë të pavarur. Nëse keni nevojë për prova, do ju rekomandoja t’i hidhnit sytë pas. Çështja qëndron në faktin se cilat janë hapat që duhet të ndërmerren, është koha që udhëheqësit të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për atë që është krenaria kombëtare, të marrin në konsideratë atë që ju thuhet nga miqtë e tyre”, tha Kim.

Kim: Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua

Pyetje: A do e vijoni punën për Shqipërinë edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit?

“Në pozicionin tim të ardhshëm unë do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën, kjo përfshin dhe Shqipërinë. Jam shumë e lumtur për këtë, sikurse e shpreha jam prekur dhe ndryshuar nga përvoja ime këtu. Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua. Më lejoni të them se arsyeja pse doja këtë konferencë live, ishte që t’ju kujtoj të gjithëve për rolin kritik që një media e pavarur ka në demokracinë e një vendi. Gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj si gazetarë është të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj, dhe puna e çdo zyrtari është t’i përgjigjet pyetjeve me përgjegjësi”, u shpreh diplomatja amerikane.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re