Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për tetë të arrestuarit për korrupsionin me varrezat në kryeqytet.

 

Trupa gjykuese ka lënë në burg drejtorin varrezave të Tufinës, në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini.

 

Gjykata ka vendosur:

-Eljodor Ndini “arrest në burg”

-Gazmend Daja “arrest në burg”

-Bujar Lica “arrest në burg”

-Alban Ajazi “arrest në burg”

-Latif Shehu “arrest në burg”

 

Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë janë liruar, pasi gjykata ka vendosur:

Endrin Milla “arrest në shtëpi”

-Fatjon Gjonaj “arrest në shtëpi”

-Xhemal Mena “detyrim paraqitje”

 

Sipas prokurorisë të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shfrytëzuar edhe mungesën e tokës për varre në varrezat e Tufinës dhe të Sharrës, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.shëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re