Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij në prezantimit të platformës “Transparent Albania”, ka folur për integritetin dhe korrupsionin.
Gonzato tha se integriteti është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme, ndërsa shtoi se “korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore, jo vetëm që i çon burime për te pak vetë, por minon besimin te institucionet, dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen”.
Ndër të tjera tha se qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara me integritetin
“Nuk mund të ketë ndryshim mendësie për korrupsionin në rast se ne nuk investojmë për ti edukuar të rinjtë sa më herët të jetë e mundur dhe të rrisim ndërgjegjësimin te të gjithë brezat.
Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara me integritetin”, tha Gonzato.
Gonzato: Integritet do të thotë të bësh gjënë e duhur dhe në përputhje me ligjin. Është jetik pasi është parakushti për besim, themel për institucione dhe shoqëri të shëndetshme.
Korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore, jo vetëm që i çon burime për te pak vetë, por minon besimin te institucionet, dëmton reputacione dhe sjell mungesë efikasiteti në sistem duke penguar suksesin në të ardhmen.
Ky lloj aktiviteti si ky i sotmi, shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar integritetin në të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe në sektorin privat.
Shqipëria ka miratuar udhërrëfyes dhe agjenda në reforma që kanë të bëjnë me gjyqësorin, m administratën shtetërore dhe klimën e biznesin. Ne presim që sektori privat të jetë pjesë e zbatimit të këtyre reformave.
Raporti i zgjerimit të 31 tetorit të 2024, përforcoi nevojën për të përmirësuar përforcimin e zyrtarëve publikë për standardeve etike dhe jemi të lumtur që po shohim rezultate pozitive.
Nuk mund të ketë ndryshim mendësie për korrupsionin në rast se ne nuk investojmë për ti edukuar të rinjtë sa më herët të jetë e mundur dhe të rrisim ndërgjegjësimin te të gjithë brezat.
Qeverisja transparente mbetet gur themeli për të ecur përpara me integritetin.