Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin sot në Komisionin për Çështjet Evropiane, lidhur me fondet e IPARD për bujqësinë, për të cilën zyra e OLAF ka nisur një hetim, si  dhe nëse është pezulluar pagesa për këto fonde.

Në fjalën e saj, deputetja Tabaku, teksa i drejtohet Drejtorit të Përgjithshëm të Koordinimit Kombëtar, Ilir Beqja, u shpreh se raportet e agjencisë së auditimit për fondet e bujqësisë, që janë analizuar nga stafi i komisionit kanë renditur një sërë çështjesh problematike.

Më tej, Tabaku u shpreh se sipas saj, “institucionet shqiptare në këtë rast kanë marrë një njollë dhe janë nën akuzë dhe besoj që qeveria shqiptare duhet të ofrojë më shumë transparencë në këtë proces”.

“z. Beqja sigurisht që tema e ditës është veç fonde IPA II lidhte me fondet e IPARD për bujqësinë për të cilën zyra e OLAF ka nisur një hetim që është pranuar dhe nga drejtuesi I SPAK.

Një hetim ka nisur dhe SPAK pas raportit të OLAF dorëzuar atje. Roli I strukturave mbikëqyrëse dhe monitoruese që jeni ju; çfarë po ndodh me fondet e IPARD me disbursimin e transheve? A është  pezulluar pagesa për fondet e bujqësisë?

Raportet që keni sjellë juve por edhe raportet e agjencisë së auditimit që janë analizuar nga stafi I komisionit kanë renditur një sërë çështjesh problematike, si programimi, procesin e monitorimit dhe së treti kontrata që nuk operojnë sipas kushteve fillestare. Janë një sërë elementesh që i konsiderojnë një pjesë të kontratave me risk të lartë.

Një sërë çështjesh që bien në sy kur ndodhin skandale të përmasave të tilla pasi flasin vetë për situatën përse kemi ardhur këtu. Institucionet shqiptare në këtë rast kanë marrë një njollë dhe janë nën akuzë dhe besoj që qeveria shqiptare duhet të ofrojë më shumë transparencë në këtë proces”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re