Ditën e sotme Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit la në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës në Tiranë të vënë në hetim për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit, “Ndërmjetësi”.

Mes personave që përfunduan në pranga janë edhe Gazment Canaj, që ishte në rolin e ndërmjetësit dhe Admir Burri, zyrtar i Kadastrës.

Ndërkohë janë zbardhur dhe pergjimet, ku tregohet qartë se si funksiononte skema e tjetërsimit të pronave apo regjistrimit të një prone në këmbim të parave.

Një bisedë e tillë është regjistruar mes dy skeserëve, tashmë të arrestuar, Gazmend Canaj dhe Admir Burri.

Në këmbim të regjistrimit të një prone, ata i kanë kërkuar një shumë të caktuar shtetasit Ilir Ahmetaj, i cili kishte lidhje miqësie me zyrtarin e Kadastrës, Gëzim Bazha, për të cilin gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.

Canaj dhe Admiri, në bisedën e përgjuar nga SPAK, flasin për shumën e parave që do t’i marrin Ilir Ahmetaj për regjistrimin e pronës, ku thuhet se 1 milion e gjysmë i duan drejtori e nëndrejtori, pa specifkuar emër se për kë drejtor dhe nëndrejtor bëhet fjalë.

Përgjimi:

Admir Burri: Okej, se atij ja nisa aplikimin unë që e pa a si a qysh e tek, se vetëm aplikimi boka 220 mijë lekë o Gaz, se paska edhe posta dmth dhe aplikimi pagesa në shtet që ka për të bërë ky për t’i dalë kartela, e ke parasysh që bo 30 mijë lekë dhe ajo paska qenë me gjobë për vonesat… ja nisa aty ta shofi që 220 mijë lekë aplikimi… kështu që rregulloja vetë muhabetin tashi ti. Një pikë pesë i do drejtor-nëndrejtor, 200 specialisti, 100 Adi, 200 euro bën aplikimi

Gazmend Canaj: Mos e ki merak, ja tashi do iki unë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re