Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, ishte e ftuar në Fax News dhe foli për korrupsionin në spitale gjatë periudhës së pandemisë dhe kryesisht për rastin abuziv të ndodhur pak ditë më parë në spitalin covid-2.

Ajo ju bëri thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe kryesisht prokurorisë që të bëjnë një investigim sepse tashmë nuk po bëhet fjalë vetëm për përfitime monetare, por për jetën e njeriut. Malaj akuzon qeverinë duke thënë se i gjithë sistemi është në kolaps të plotë dhe një korrupsion i madh.

“Jo vetëm që është situata e paprecedentë, por pikërisht kjo situatë e paprecedent fatkeqësisht dhe fatmirësisht e vë kryeministrin përballë shfaqjes së tij për të treguar sesa shumë ka gënjyer deri më tash, për atë që shpesh herë kemi thënë shëndetësia falas.

Unë sot nuk dua të merrem me historinë politike, unë sot duhet të merrem me qasjen sociale dhe problemin e madh që po kalojmë dhe luftën që familjarët po kalojnë me qytetarët dhe pamundësinë për të krijuar raporte të drejta në mënyrë që të fitojmë çdo individ.

Pamundësinë për të krijuar komunikimin dhe transparencën, pikërisht rasti i fundit duke falenderuar shumë çunat investigues të emisionit investigativ të cilët e çuan deri në fund misioni e tyre të mundëshëm për të kuptuar që i gjithë sistemi është një kolaps i plotë, që i gjithë sistemi është një korrupsion i madh, që covidi nuk bëri gjë tjetër, por bëri një radiografi të plotë dhe të qartë të gjithë sistemit, jo vetëm të shëndetësisë, po të sistemeve me radhë që po kalon Shqipëria duke filluar nga shëndetësia, ke ekonomia , ke arsimi dhe të gjithë situatat që ne ndodhemi.

Sigurisht termi apo pozicioni i është lënë sanitares pra të fundmit të piramidës mjeksore, por unë mendoj se nuk është sanitarja, por sanitarja është skema e fundit e pjesës së elementit mekanizëm që korruptohet.

Jam e bindur që po të bëjnë investigim të plotë e gjithë skema, fatkeqësi e madhe është e mirëmenaxhuar pasi kemi pasur edhe raste të tjera të qytetarëve, por edhe vetë që e kemi pasur të pamundur të arrijmë komunikimin e drejtëpërdrejtë dhe më të vërtet ishin sanitaret apo infermieret që dilnin për të marrë nevojat bazike.

Nuk flisnim për nevoja ekstra duke filluar që nga insulina apo medikamente që ne për fatin tonë të keq kemi humbur disa miq edhe shokë dhe kemi shkuar tek dyert e spitaleve për t’ua dhënë dhe na vinin mesazhe që thuheshin se insulina nuk na është bërë akoma megjithse ishin të shtruar në renimacion sepse nuk ka mjek endroktrinolog dhe duhet të vijnë pas 3 ditësh.

Kto janë fakte të shkruara tashmë dhe mendoj që sot është alarmi më i madh për të kuptuar që kjo nuk është rast sporadik, por është një rast që gjej momentin t’u bëj thirrje të gjithë institucioneve gjyqësore duke iu referuar prokurorisë që të bëj një investigim të mirë pasi ktu nuk bëhet fjalë më për përfitim monetar, por bëhet fjalë për fatin e jetëve, për qytetarët shqiptarë dhe për mashtrimin e madh që ju bëhet për momentin më tragjik të jetës së tyre për të fituar apo për të humbur njerëzit.”– tha Malaj.

Ndër të tjera ish-deputetja e LSI Malaj foli edhe mbi situatën e shpopullimit që po ndodh ndër vite në Shqipëri, ku në 2015 u larguan nga vendi për të mos u kthyer më 60 mijë shqiptarë.

“Mbas 30 vjetëve jemi në situatën që tanimë shqiptarët e mirëarsimuar, me tituj dhe grada shkencore me punë shumë të mirë, me gjendje shumë të mirë po ikin nga Shqipëria dhe në 2015 ikën nga vendi ynë për të mos u kthyer më 60 mijë shqiptarë.

Dhe sot sipas të dhënave zyrtare që u paraqitën në bashkëbisedimin që Presidenti i vendit ka bërë me profesoratin dhe specialistët treguan që jemi vendi i parë, kemi lënë mbrapa edhe Sirinë apo vende të tjera të cilët aktualisht sot janë në dramën e tyre dhe në situatën e vështirë ekonomike, sociale, politike që po kalojnë.”– u shpreh ish-deputetja e LSI.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re