Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka kaluar sërish për rigjykim çështjen në ngarkim të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtareve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Ata do të gjykohen me procedurat e gjykimit të shkurtuar dhe në fund do ju ulet 1/3 e dënimit përfundimtar nga gjykata. Në datën 26 Nëntor ora 12 është seanca e parë në themel. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Mes të prangosurve është dhe ish-drejtoresha e Agjensise së Blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari.

8 janë nën masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa Anisa Bogdanin është hetuar nën masën e sigurisë arrest në shtepi ndërsa Aurora Mulla specialiste teknike është në gjendje të lirë. 10 të dyshuar akuzohen nga SPAK se kanë abuzuar me tenderin me vlere 28 milion lekë. Gjatë hetimit rezultoi e provuar sipas SPAK se 4 operatorët ekonomik që u shpallen fitues nuk i plotesonin kriteret për të fituar tenderin.

Prokuroria thekson në dosjen hetimore se ata kishin ndryshuar spacifikimet për uniformat e policisë, ku një uniformë për femra kushtonte më shumë se ajo e burrave, uniformat dimrore ishin më të lira se ato verore dhe gjithashtu kishte mangësi në sasinë e produkteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re