Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ashtu siç e paraqet edhe raporti i DASH, korrupsioni në qeverinë Rama vijon të mbetet i pranishëm në të gjitha nivelet.

Pjesë nga biseda në studio

Eni Vasili: Zonja Ambasadore, ok, e lëmë opozitën qëndrojmë pak tek qeveria. Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendin tonë thotë se korrupsioni është i pranishëm në çdo degë të qeverisjes. Së pari, në një vështrim të përgjithshëm, si e gjykoni ju qeverisjen e Z. Rama?

Ambasadorja Kim: Ashtu siç e thashë më parë, ka shumë hapësira përparimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Por ka edhe hapësira në të cilat ne duam të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të fortë për përmirësim. Korrupsioni është një prej këtyre çështjeve. Nuk mendoj se çudit askënd ajo që shkruhet në raportet tona, që korrupsioni është një problem në të gjitha nivelet e qeverisë. Ndaj mendoj se ka veprime që duhet të vazhdojnë të ndërmerren dhe të shpeshtohen për t’u përballur më këtë problem. Dhe mendoj se po shohim diçka të tillë dhe mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ-të, me cilindo që është palë, për t’u përpjekur për përmirësimin e situatës.

Eni Vasili: Po qëndroj edhe pak, problemi kryesor që theksohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare është se në Shqipëri ka probleme me konkurencën dhe garën e lirë. Dhe po citoj, “Shumica e parave publike shkojnë në duart e pak oligarkëve, të cilët më pas si shpërblim apo detyrim ndihmojnë kryeministrin për të fituar zgjedhjet dhe kështu vazhdon prej vitesh,” according to reports. Ju e keni vërejtur këtë, jeni dakord me këtë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se të gjithë këto raporte ia vlen të lexohen dhe të veprohet bazuar mbi to. E dini, misioni i USAID-it këtu është shumë specifik. Është të forcojë demokracinë dhe të krijojë një mjedis që ka vend jo vetëm për demokraci por edhe për përparim, transparencë, mirëqeverisje, punësim dhe pavarësi.

Eni Vasili: Ndoshta nga gjithë eksperienca që keni parë në Shqipëri, cila është gjëja që ju shqetëson më shumë nga realiteti shqiptar dhe cila është gjëja që ju pëlqen më shumë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ajo që kam vënë re, sidomos këto ditë, është se shqiptarët nuk kanë një imazh të saktë, të përditësuar të vetes së tyre. Mendoj se kur flas me shqiptarët, ju përshkruani vendin tuaj dhe njerëzit tuaj në mënyra të cilat sipas meje tregojnë se ju e shihni veten tuaj nëpërmjet një pasqyre që është e njollosur. Ndaj, si një mike, më lejoni t’ju them çfarë shohim ne: ne shohim një popull i cili është jashtëzakonisht punëtor, të cilët kanë këmbëngulur, të cilët kanë vuajtur, ata kanë vuajtur, 45 vjet diktaturë komuniste të paraprirë nga 500 vjet pushtim nga një perandori. Ne jemi krenarë dhe na bën shumë përshtypje ajo që shqiptarët kanë arritur, sidomos në 35 vitet e fundit.

Ju hodhët tutje vargonjtë e diktaturës komuniste. Sfidat mbeten, natyrisht, dhe vendi juaj mund të jetë shumë më tepër se sa është, por mendoni për gjithçka që keni arritur. Mendoni, edhe një here, faktin që jeni anëtare e NATO-s; do të bëheni, do të bëheni anëtare e BE-së dhe çdo shtet anëtar e pranon se populli shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë bërë ndryshimet e nevojshme për të qenë anëtare e plotë e BE-së. Ju keni qenë Kryesuese e OSBE-së, një prej organizatave më të rëndësishme të sigurisë në të gjithë Europën. Ju tani uleni, fizikisht, në krahun tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke drejtuar përgjigjen botërore ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Kjo është një çështje themelore, një sfidë e cila do të ketë pasojat e saj jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën, në çfarë bote jetojmë, çfarë rregullash vendosen, çfarë sjelljeje tolerohet, kush do të mbahet përgjegjës, si do të mbahen përgjegjës.

Përfaqësuesi juaj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së po bën një punë të mrekullueshme në përfaqësimin e vendit tuaj. Ne jemi shumë krenarë. Kur ne shohim këtë vend, ne shohim një vend plot potencial, ne shohim një vend ku kompani si Bechtel, Exxon, Excelerate dhe shumë kompani të tjera duan të jenë këtu. Dhe kjo, jo vetëm sepse kemi një lidhje emocionale. Kompanitë bëjnë llogaritë se ku do të shkojnë për të gjetur forcën më të mirë punëtore dhe kushtet më të mira për fitime, apo jo? Dhe kur ato shohin Shqipërinë, ato shohin një vend ku qartazi ka një forcë punëtore të arsimuar dhe të aftë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e vendit ta kuptojë këtë. Uroj që shqiptarët të vazhdojnë të kenë shpresë sepse edhe ne e kemi atë tek ju.

E di që ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata hiqen skur reforma në drejtësi ka dështuar. Ata pretendojnë se çdo gjë në Shqipëri është e tmerrshme. Ata pretendojnë se bota nuk mendon shumë për Shqipërinë. Ata janë gabim. Ata e kanë gabim. Ata po ju shpërqendrojnë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është që t’ju vrasin shpresën tuaj. Po përpiqen t’ju vrasin të ardhmen tuaj. Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë. Ju duhet të luftoni. Ju duhet ta mbani shpresën tuaj. Duhet të kujtoni se cilët jeni – kjo është toka e Skënderbeut. Këmbëngulni! Luftoni!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re