Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me kongresmenin amerikan Brian Babin, i cili është përfaqësues i Taksasit.

Kreu i demokratëve ka vlerësuar në këtë takim mbështetjen e SHBA-së për vendin tonë si dhe e ka njohur atë me prioritetet e PD-së, të cilat lidhen me luftën kundër korrupsionit, pastrimin e politikës, zgjedhjet e lira e të ndershme, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të mos largohen nga vendi.

Mësohet se Basha ka theksuar se pengesa më e madhe në vend është korrupsioni.

Një tjetër temë e diskutimit ëshët bërë edhe situata në rajon e më gjerë.

Basha ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan, dhe se ajo çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë ishte shenjë e kësaj përpjekje, por falë profesionalizmit të policisë së Kosovës dhe mbështetjes së KFOR-it, fatmirësisht dështoi.

“Rusia kërkon një front të ri për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina”, theksoi Basha, ndërsa shtoi se, “ajo duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë.”

Në këtë kuadër, Zoti Basha e njohu atë, me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës të përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës, për të cilën është dhe reporter.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re