Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja ka raportuar për të dytën herë para Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke pranuar se korrupsioni është një problem i mprehtë në Shqipëri. Para deputetëve Kraja deklaroi se korrupsioni është i shtrirë në të gjitha fushat.

 

ARBEN KRAJADREJTUES I SPAK-ut

“Nga perceptimi yne si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e padiskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithe shoqeria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji.”

 

Drejtuesi i SPAK-ut ka raportuar se gjatë vitit të kaluar prokuroria ka konfiskuar pasuri të paluajtshme, makina dhe vlera monetare që arrijnë në rreth 70 milionë euro. Nga ana tjetër Kraja ka shprehur kritika për OFL.Sinkron

 

“OFL ka qenë një mbingarkesë pune dhe ka pasur shumë problematika. Ne si prokurori kemi qenë kundër. Ka pasur mbingarkesë për arsye të afateve shumë precize që kishte për tu zbatuar. Në kushte të tilla ne na u desh ti bënim prioritet. Kanë qene 251 raste të referuara nga policia dhe vazhdon hetimi për disa raste që janë kërkesë për konfiskim”

 

Por Kraja ka shmangur çdo përgjigje për çështjet e nxehta duke nisur nga 21 janari tek inceneratorët.

“Keni bere nje pyetje per 21 janarin por nuk mund te jap pergjigje. Jane disa pyetje per ceshtje konkrete por une nuk jap pergjigje se nuk ka cfare te them. “

 

Pavarësisht pozicionit të drejtuesit të SPAK-ut, mazhoranca e opozita replikuan në lidhje me inceneratorët dhe kërkesën për të hetuar Sali Berishën.

“Tabaku: Ne të gjithë duam që Kraja të na thotë kur do arrestohet X ministër nga ana ime, Balla nga ana e vet.

 

Balla: Ti e di për kë e kam unë!

 

Tabaku: Informacioni i përgjithshëm nuk është lajm.”

 

Drejtuesi i SPAK-ut ka raportuar disa herë para deputetëve gjatë këtij muaji, në Këshillin e Integrimit e në komisionin e ligjeve, por në të gjitha rastet ai ka shmangur çdo koment për çështjet konkrete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re