Skip to content

“Koshat në qendër të qytetit janë bosh, ndërsa në periferi mbeturinat janë derdhur nëpër rrugë”, këto janë pamjet katastrofike nga Durrësi që i përngjajnë një emergjence mjedisore

Prej disa kohësh tashmë, qyteti i Durrësit po kalon një periudhë tepër të vështirë lidhur me mirëmbajtjen, pasi koshat e mbeturinave nuk janë pastruar dhe si pasojë rrugët janë mbushur me mbeturina. Ajo çfarë bie në sy është se kjo gjendje paraqitet vetëm në zonat periferike, në të cilat nuk janë bërë pastrime prej kohësh, ndërsa në koshat e qendrës së qytetit, siç duket edhe nga pamjet, janë bërë pastrime.

Situata e rëndë mjedisore që ka shkaktuar tepër zemërim tek qytetarët, po ndodh pikërisht në kulmin e sezonit turistik, duke bërë që zonat periferike si Spitalla apo Nishtulla, t’i përngjajnë një pike grumbullimi mbeturinash, duke qenë se prej kohësh plehrat e të gjithë qarkut transportohen në këto zona.
Ndërsa më herët ka ardhur një reagim nga kryetarja e Bashkisë Emrijana Sako, e cila mësohet të ketë thënë në mbledhjen e këshillit Bashkiak se është gjetur një zgjidhje e përkohshme e problemit, por shtoi se për të pasur një zgjidhje të përhershme, qeveria duhet të ndërhynte më tej.

Sesa do të bëhet e mundur pastrimi i qytetit dhe vënia nën kontroll, mbetet për t’u parë në vazhdim, por deri më tani, vlen të thuhet se situata ka qrnë tepër acaruese për qytetarët të cilët kanë bllokuar edhe rrugën që lidh Durrësin me të gjtiha zonat e tjera periferike, vetëm për shkak të aromës së keqe të shkaktuar në Nishtullë, ku aktualisht po grumbullohen plehrat.

Situata alarmante me plehrat në Durrës, reagon kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako: Problemi është drejt zgjidhjes, bëhet fjalë për skenarin…

/faxweb