Sipas një kërkimi të ri, kosi redukton rrezikun e një sulmi në zemër deri në 30 përqind tek njerëzit me tension të lartë.

Konsumimi i kosit të paktën dy herë në javë ul rrezikun për gratë që vuajnë me hipertension dhe nga problemet kardiovaskulare, deri në 30 përqind dhe tek meshkujt me 19 përqind.

Hulumtuesit e studimit besojnë se një kombinim i fermentimit të kosit natyror dhe përmbajtjes së kalciumit sjell përfitime për zemrat e njerëzve.

Ato sugjerojnë se kalciumi luan rol në tkurrjen normale dhe relaksimin e zemrës, ndërsa probiotikët, të cilat gjenden në ushqimet e fermentuara, gjenden të lidhura me presionin e ulët të gjakut.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re