Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka përkujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

 

Ambasadori Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

 

Ndër të tjera ambasadori ka thënë se në këtë ditë përkujtojnë të mbijetuarit e dhunë seksuale gjatë kohës së luftës dhe të gjithë ata që po punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe rreth botës.

 

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne i përkujtojmë të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftë dhe të gjithë ata që punojnë për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re