Si do zgjidhet çështja e bllokimit të patentave për shtetasit kosovarë nga policia shqiptare, në rast shkeljesh rrugore?

Ministri i Rendit në Kosovë, Bejtush Gashi i është ankuar homologut shqiptar, Fatmir Xhafaj, për atë që heqin bashkëqytetarët e tij kur ndëshkohen në këtë formë nga rrugoret e Shqipërisë; procedura pa fund, një tmerr i vërtetë. Por dhe për këtë e të tjera të ngjashme për të cilat janë në hall dhe qytetarët e Shqipërisë, shpresa është tek propozimet e Pjerin Ndreut për disa ndryshime në Kodin Rrugor.

Kjo u diskutua mes dy ministrave në nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi për sezonin turistik veror, që ka qëllim bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar.

Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Temë diskutimi ishte dhe çështja e patentave që u bllokohen qytetarëve nga Kosova kur kryejnë kundravajtje në Shqipëri.

Dhe këtu ministri kosovar ka përfituar për t’ju ankuar homologut shqiptar, mbi ndëshkimin me heqje patente për shtetasit kosovare. Duhet një procedurë e gjatë për t’i kthyer ose për t’ua ridhënë në përdorim patent-mbajtësve përmes një burokracie shumë të gjatë, që kemi aktualisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re