Kosova do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke.

Ka qenë ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili e ka bërë të ditur këtë, ndërkohë që i ka bërë thirrje edhe Shqipërisë që ta bojkotojë pjesëmarrjen në këtë ceremoni ku do të nderohet një mbështetës i politikës së Slobodan Milosheviçit.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë, znj. Shkëndije Geci Sherifi, do të bojkotojë këtë event për shkak të fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviçit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme.”- shkruan Pacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re