Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se do të formohet një komision për rishikimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare nëse qeveria e Kosovës ka plan për formimin e një komisioni ekspertësh për rishikimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kurti tha se së bashku me qeverinë malazeze do të formohet një komision i përbashkët i përbërë nga ekspertë të kësaj fushe.

“Për palën kosovare dokumentet janë të qarta. Për ne është e rëndësishme që presidenti (Milo) Gjukanovic shprehu gatishmërinë e tij për korrigjim. Ne jemi të gatshëm, por presim që qeveria malazeze të formojë një ekip”, tha Kurti.

Nga gjithsej 79 kilometra të kufirit, rreth 900 hektarë janë në kontest, për të cilat Mali i Zi dhe Kosova pretendojnë se janë të tyre.

Për shkak të mosmarrëveshjeve për kufirin, rruga Pejë – Çakor – Murino ende nuk është e hapur për qarkullim. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re