Kosova dhe Maqedonia në heshtje zgjedhore, mbyllet fushata, nesër do të votohet

vt.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sot në orën 07:00 të mëngjesit ka nisur në Kosovë heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, që do të mbahen nesër.

Sipas Ligjit për Zgjedhje, kandidatët kanë kohë të bëjnë fushatë 30 ditë, pavarësisht se këtë herë fushata është zhvilluar shumë më ndryshe shkaku i pandemisë.

Për zgjedhjet që do të mbahen nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 kandidatë, nga ta janë 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5198 kandidatë për kuvende komunale.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 prej tyre do të votojnë për herë të parë.

Po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, të premten në mesnatë u mbyll fushata elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 17 tetor.

Fushata elektorale ishte e qetë dhe pa incidente ndërsa partitë politike para qytetarëve kanë prezantuar programet e tyre, që kryesisht kishin të bënin me ofertat për përmirësimin e gjendjes nëpër komunat ku ata jetojnë.

Pritjet e partive janë të ndryshme, ato në pushtet besojnë në fitoren e tyre, partitë opozitare konsiderojnë se pas 17 tetorit, vendi do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë