I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar një foto në rrjetet socuiale pak para takimit të delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë.

Ai ka shkruar se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të flitet për çështje pronësore dhe financiare.

“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak.

Takimi i sotëm vjen pas një pushimi tre mujor, për shkak të emergjencës së shkaktuar nga Covid-19. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së ka nisur më 2011 në Bruksel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re